July  2018
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
   
  1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31  

Provim

back-to-school_fixed_red

Sondazhet

Dizajni i ri i ueb faqes është:

Shikoj

Loading ... Loading ...

 

Dhoma e Përmbaresve të Maqedonisë dhe Shqipërisë kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim dhe me këtë memorandum thellohet edhe bashkpunimi mes dy vendeve, në sferën e Përmbarimit. Gjatë nënshkrimit të memorandumit ishin të pranishëm dy Ministrat e Drejtësisë ai i Maqedonisë Blerim Bexheti dhe i Shqipërisë Eduard Halimi   me shume …

 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në maj të vitit 2005 miratoi Ligjin e përmbarimit, i cili u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë me nr. 35/05, e datës 18.05.2005, ligj ky që hyri në fuqi më 26.05.2006. Me këtë ligj reformues u mundësua sistemi privat i përmbarimit të dokumenteve përmbarimore nga ana e përmbaruesve, të cilët janë persona me kompetenca publike, të emëruar nga ana e Ministrit të drejtësisë.

Dhoma e përmbaruesve është themeluar më 07.06.2006 në Kuvendin themelues të Dhomës së përmbaruesve, në kuadër të të cilit janë zgjedhur edhe organet e Dhomës, që janë paraparë me Ligjin e përmbarimit. Dhoma vepron si një subjekt juridik, ka selinë në Shkup dhe në të kanë për detyrë të anëtarësohen përmbaruesit dhe zëvendëspërmbaruesit. Gjatë kohës së themelimit të Dhomës, në të gjithë territorin e vendit kanë vepruar 40 përmbarues, por sot anëtarë të Dhomës së Përmbaruesve janë 97 përmbarues dhe 6 zëvendëspërmbarues, të cilët janë shpërndarë në 11 rajonet e Gjykatave Themelore të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i parë i Dhomës ka qenë z.Goran Toshevski, përmbarues nga Shkupi, i cili u zgjodh në detyrë në Kuvendin e themelimit të Dhomës. Gjatë periudhës 22.09.2007-10.06.2012, Kryetar i Dhomës ka qenë z.Antonço Koshtanov, përmbarues nga Shkupi, ndërsa për momentin detyrën e Kryetarit të Dhomës e ushtron z.Gordan Stankoviq, përmbarues nga Shkupi.

Dhoma e përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë që nga data 29.11.2007 është anëtare e barabartë e Unionit ndërkombëtar të përmbaruesve gjyqësorë, por edhe anëtare e Grupit Evrodanub në kuadër të këtij Unioni.

Në mbështetje të Statutit, Dhoma e përmbaruesve ka për qëllim avancimin, koordinimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së përmbaruesit në Republikën e Maqedonisë, mbrojtjen e pavarësisë dhe paanësisë së përmbaruesve, aftësimin e vazhdueshëm profesional të përmbaruesve dhe sigurimin e transparencës në punën e Dhomës, por edhe gjatë ushtrimit të detyrës së përmbaruesit.

Dhoma kujdeset për mbrojtjen e statusit dhe të drejtave të përmbaruesve, por edhe për afirmimin dhe zhvillimin e reputacionit të dhomës së përmbaruesve në shoqëri. Gjithashtu, Dhoma kujdeset për afirmimin e përmbarimit profesional dhe efikas të aktgjykimeve gjyqësore dhe dokumenteve të tjera përmbaruese, duke pasur për qëllimin sundimin e të drejtës, respektimin e të drejtës së pronës private dhe afirmimin e pushtetit gjyqësor, si një nga shtyllat kryesore të vendit.

Dhoma e përmbaruesve në veçanti kujdeset për statusin kushtetues-juridik dhe për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe dinjitetit të palëve dhe pjesëmarrësve në procedurën e përmbarimit.

Qëllimi primar i Dhomës së përmbaruesve është përmirësimi i plotë i standardeve të përmbarimit, zbatimi i standardeve më të larta evropiane dhe praktikave të mira në sistemin e përmbarimit të Maqedonisë.

Listimet për Shitje

lupa 6

Lajm

Gjeni një përmbaruesi

mapa_mk

Pyetje të Bëra Shpesh (F.A.Q.)

prasalnik 2
akademik_conference_banner 300x150

Anëtar i Këshillit të Biznesit

uacs_logo
logoALakademika
QRCode