June  2020
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
   
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30  

Provim

back-to-school_fixed_red

Sondazhet

Dizajni i ri i ueb faqes është:

Shikoj

Loading ... Loading ...

Përmbaruesit të kënaqur nga ndryshimet e fundit në ligjin e ri për përmbarim

25.12.15permbgMinistri i Drejtësisë z.Adnan Jashari ka takuar sot kryetarin e Dhomës së Përmbaruesve z.Zoran Petrevski dhe anëtarët shqiptarë të kësaj dhome përmbaruesit z.Jaser Asani, z.Xhemali Arifi dhe z.Premtim Qerimi.

Përfaqësuesit e kësaj dhome kanë falenderuar ministrin Jashari për vizitën e tij në këtë institucion dhe për kontributin e tij si ministër në rritjen e cilësisë në punën e përmbaruesve në Maqedoni.

Gjatë këtij takimi, Ministri i Drejtësisë Jashari ka njoftuar Dhomën e Përmbaruesve për ndryshimet e fundit në ligjin e ri për përmbarim dhe përparësitë që parasheh ky ligj në punën e përmbaruesve.

 Kryetari i Dhomës në emër të të gjithë përmbaruesve në Maqedoni shprehu falenderimin e tij për angazhimin e ministrisë së drejtësisë për inkorporimin e ndryshimeve të reja ligjore, ndryshime këto të cilat sjellin një prespektivë të re në profesionin e përmbaruesve.

Ministri Jashari gjithashtu informoi përmbaruesit shqiptarë se për herë të parë vendoset mekanizmi mbrojtës për përfaqësimit e drejtë dhe adekuat në emërimin e përmbaruesve në Maqedoni. Mekanizëm ky që rritë cilësinë e konkurimit dhe mundëson zgjedhjen e kandidatëve më të mirë për përmbarues.

Në fund të këtij takimi edhe një herë u theksua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm që ka pasur dhe do ta ket edhe në të ardhmen, Dhoma e Përmbaruesve dhe Ministria e Drejtësisë.

Listimet për Shitje

lupa 6

Lajm

Gjeni një përmbaruesi

mapa_mk

Pyetje të Bëra Shpesh (F.A.Q.)

prasalnik 2
akademik_conference_banner 300x150

Anëtar i Këshillit të Biznesit

uacs_logo
logoALakademika
QRCode