Misioni dhe Vizioni
VIZIONI I DHPRM
Dhoma e përmbaruesve të RM është një organizatë stabile nga aspekti financiar, e kompletuar nga aspekti teknik, me strukturë cilësore dhe kuadro profesionale, me një imazh të plotë dhe tipik në RM dhe në planin ndërkombëtar, e cila me mënyrën e të vepruarit kujdeset për nderin dhe reputacionin e anëtarëve të saj, duke siguruar pjesëmarrje të anëtarëve të saj në sjelljen e rregullativës ligjore që ka të bëj me ushtrimin e detyrës së përmbaruesit, është në hap me praktikën gjyqësore dhe praktikën e përmbarimit dhe siguron edukime të vazhdueshme për përmbaruesit.
MISIONI I DHPRM
DHPRM është një organizatë në të cilën, në përputhje me ligjin, marrin pjesë të gjithë përmbaruesit dhe zëvendësit e tyre, e cila kujdeset për mbrojtjen e statusit dhe reputacionit të përmbaruesve, duke pasur për qëllim rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e jurisprudencës.
DHPRM arrin qëllimet kryesore nëpërmjet pjesëmarrjes në përpilimin e rregullativës ligjore, me edukimet e vazhdueshme të anëtarëve të saj, me ndjekjen e praktikës gjyqësore dhe praktikës së përmbaruesve, por edhe nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e sistemit dhe organizatat e ngjashme ndërkombëtare.